Telenovela e portës/ Juventusi vendos për Vicario, Spalletti e pret para fundjavës

Futboll Bota | 3 muaj më parë

Tottenham është dakord për hauzimin e portierit italian, por kërkon detyrimin blerjes dhe palët pritet të arrijnë marrëveshjen.

Më pak se një javë nga nisja e kampionatit, Juventusi ka gjetur portierin e ri: Guglielmo Vicario. Pasi ra poshtë pista e Suzuki dhe u rivlerësua ajo e Emiliano Martinez, që më pas nuk bindi, klubi bardhezi u përqendrua tek ish-portieri i Empolit, që nuk kishte dalë asnjëherë nga radarët.

“Spurs” kanë hapur rrugën për shitjen përfundimtare nëpërmjet huazimit. Në fund mund të ketë një akord për huazimin me të drejtë blerjeje.

Bisedimet janë në një fazë të avancuar, me portierin 29-vjeçar që mezi pret të kthehet në Itali. Marrëveshja pritet të mbyllet në pak orë, në mënyrë që trajneri Spalletti ta ketë gati për debutimin kundër Frosinone të dielën. Di Gregorio tashmë është jashtë projektit të Juventusit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme