Kakavija, lëvizje e shtuar në kufi. Në 24 orë u përpunuan rreth 12 mijë shtetas, mbi 6 mijë në dalje

Aktualitet | 3 muaj më parë

Muaji gusht shënon një fluks të shtuar të emigrantëve që kthehen në Shqipëri për të kaluar pushimet pranë familjarëve të tyre, por edhe te vizitoreve te shumte.

Vetëm në 24 orët e fundit, në pikën kufitare të Kakavijës janë përpunuar 11 mijë e 984 shtetas, nga të cilët 5 mijë e 538 prej tyre kanë hyrë në territorin shqiptar, ndërsa 6 mijë e 446 kanë dalë.

“Edhe tani na bosh është s’kam fare s’kishte fare lëvizje. Krahasuar me vite të tjera është shumë më mire”.

“Ishim në Velipojë. Plazhi ishte shumë më mirë. Ka ndryshuar shumë.

“S’ka vones fare. Dikur e kemi pas pritur me orë të tëra”.

“Pushimet i kalova në fshat, atje ku na merr malli”.

“Jemi nga Moldavia. Kemi qëndruar 10 ditë me pushime në Shqipëri dhe na pëlqeu shumë këtu. Vizituam Sarandën e cila është shumë e bukur dhe mjaft interesante. Do të doja ta vizitoja sërish Shqipërinë dhe konkretisht Ksamilin”, thanë disa udhëtarë.

Për të shmangur radhët e pritjes pala shqiptare ka shtuar sportelet  3 ne dalje dhe 3 n3  hyrje  .Aktualisht, situata në këtë pike paraqitet e qetë dhe pa radhë të gjata, ndërsa autoritetet kufitare vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri për menaxhimin e fluksit

Gazetare: L. Koçiu           

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme