Evitoi tri teste anti-doping, e argjendta e Francës në Paris 2024 rrezikon pezullimin

Në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, Cyréna Samba-Mayela ishte shpresa e madhe e Francës. 25-vjeçarja arriti që të justifikonte besimin e vendit të saj pasi fitoi medaljen e argjendtë në garën e 100 metrave me pengesa ku u rendit e dyta pas amerikanes Masai Russell. Medalja e fituar prej saj ishte vetmja për Francën në atletikë.
Me një kohë prej 12.31 sekondash, ajo mban gjithashtu rekordin kombëtar dhe u kurorëzua Kampione e Evropës në “Romë 2024”.
Por tani vrapuesja e njohur është përballë një “pengese” të vështirë pasi e ardhma e saj është e pasigurt. Sipas gazetës sportive franceze “L’Équipe”, ajo akuzohet se ka evituar tre teste dopingu brenda një viti.
Sipas të përditshmes sportive, 25-vjeçarja mund të përballet me një pezullim 2-vjeçar.
Fillimisht, Samba-Mayela kishte justifikuar tërheqjen e saj nga Kampionati Evropian në “Birmingham 2026” për shkak të një dëmtimi në pulpë. “Për disa javë kam vuajtur nga dhimbje fizike, të cilat më pengojnë të mbroj titullin e fituar edicionin e kaluar”, shpjegoi francezja.
Por sportistja rrezikon shumë tani. Sipas rregullave të agjencisë antidoping, tre teste të evituara brenda një viti konsiderohen si një test pozitiv për doping. Nëse Samba-Mayela nuk mund të japë një arsye të vlefshme për mungesën në testet e fundit, ajo do të përballet me një pezullim deri në dy vjet. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




