U dëmtua në miqësoren ndaj Skënderbeut, operohet talenti i Partizanit

Abissnet Superiore | 2 muaj më parë

Mesfushori i Partizanit, Tedi Malaj ka kryer me sukses një operacion, pas dëmtimit që pësoi në miqësoren ndaj Skënderbeut pak ditë më parë. 19-vjeçari do të nisë fazën e rikuperimit me një program të detajuar nga stafi mjekësor i ekipit pas disa ditësh.

“Tedi Malaj ka kryer me sukses operacionin, pas dëmtimit që pësoi në miqësoren ndaj Skënderbeut  gjatë fazës përgatitore. Mesfushori ynë i talentuar 19 vjeçar i është nënshtruar sot një ndërhyrjeje kirurgjikale të ligamentit kruciat anterior, operacion i cili është kryer nga profesor doktor Sasa Jankovic.

Pas disa ditësh Malaj do të nis edhe fazën e rikuperimit me një program të detajuar nga stafi mjekësor i ekipit”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme