Zëra nga Spanja/ Lautaro Martinez ka një akord me Barcelonën, Interi dridhet

Javën e kaluar duket se ka pasur një takim formal mes palëve. Shifra që pritet të ofrojnë katalanasit duket vërtet joshëse.
Në Itali përgënjeshtrojnë, kurse në Spanjë janë të sigurt: Lautaro Martinez ka një akord me Barcelonën. Sipas asaj që bën me dije “El Chiringuito Tv”, javën e kaluar ka pasur një takim mes Deco-s, drejtorit sportiv të katalanasve, dhe një agjenti të lojtarit, Alejandro Camano. Në fund të këtij takimi duket se ka pasur edhe një akord mes palëve.
Duke parë vështirësitë për të marrë Julian Alvarez, është e qartë se Barça po tenton një goditje të madhe në fundin e merkatos. Në këtë situatë, hipoteza Lautaro Martinez po bëhet gjithmonë e më e prekshme.
Gjithmonë sipas mediave spanjolle, katalanasit janë të gatshëm të bëjnë edhe një sforco ekonomike prej rreth 100 milionësh që të shkojë te kapiteni i Interit. “Topi” tani shkon te drejtuesit e klubit zikaltër.
Shifra është joshëse, veçanërisht në një merkato gjithmonë e më të varfër si ajo e futbollit italian. Në anën tjetër, të privohesh nga një sulmues si Lautaro pak ditë para mbylljes së merkatos, do të ishte një bast shumë i rrezikshëm.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




