Abissnet Superiore në RTSH/ Ergi Borshi: Vllaznisë i duhet ende kohë, Skënderbeu për t’u përgëzuar se qëndroi në lojë!

Abissnet Superiore | 2 muaj më parë

Një pikë në ndeshjen e parë sezonale është shumë pak për Vllazninë, e cila priste më shumë nga një ndeshje, të cilën e luante në shtëpi dhe e udhëhoqi me dy gola avantazh.

Në mikrofonin e “Super Gol” u prezantuar zëvendës trajneri i ekipit kuqeblu, Ergi Borshi, i cili i njohu meritat rivalit, por theksoi se skuadra e Martinit ende nuk ishte kolauduar plotësisht.

“Të them të drejtën lojtarët kanë ende nevojë për kohë. Skuadrës sonë dukshëm i mungonte kimia. Në pjesën e parë mbrojtësit që kishim në fushë luanin për herë të parë me njëri-tjetrin një ndeshje zyrtare”, argumentoi Borshi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme