Shiroka, magjia mes liqenit dhe malit, turistët e frekuentojnë këtë perlë për natyrën  

Turizëm | 2 muaj më parë

Shiroka nuk është vetëm një nga vendet më të dashura për shkodranët, por është kthyer në një pikë të rëndësishme turistike për vizitorët vendas dhe të huaj. Peizazhi buzë Liqenit të Shkodrës, klima dhe gatimet tradicionale janë disa prej elementeve që tërheqin gjithnjë e më shumë turistë.

Vizitorët që zgjedhin Shirokën vlerësojnë veçanërisht ndërthurjen mes liqenit dhe malit, qetësinë dhe panoramën që ofron zona.

Krahas përshtypjeve pozitive, turistët ngrenë edhe shqetësimin për pastërtinë e mjedisit. Sipas tyre, një destinacion me vlera të tilla natyrore kërkon më shumë kujdes për ruajtjen e ambientit dhe menaxhimin e mbetjeve.

Liqeni në njërën anë dhe mali në tjetrën e bëjnë Shirokën një perlë të natyrës pranë Shkodrës. Afërsia dhe aksesi i shpejtë me qendrën e qytetit kanë ndikuar gjithashtu që kjo pikë turistike liqenore të frekuentohet jo vetëm gjatë verës, por në të gjitha stinët e vitit.

Gazetar: M. Gjini       

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme