Bimët mjekësore, sektor me potencial për ekonominë e Korçës

Bujqësi | 2 muaj më parë

Sektori i bimëve medicinale dhe aromatike po merr gjithnjë e më shumë rëndësi edhe në zonat rurale të Korçës, duke u kthyer në një alternativë të qëndrueshme për fermerët dhe familjet që merren me kultivimin dhe mbledhjen e tyre.

Shqipëria e ka këtë sektor të orientuar ndjeshëm drejt eksporteve, ndërsa potenciali lidhet jo vetëm me prodhimin, por edhe me përpunimin dhe rritjen e vlerës së produktit.
Për fermerët e Korçës, zgjerimi i sipërfaqeve të mbjella me bimë medicinale kërkon investime në fidanë, mekanizim, sisteme vaditjeje, tharje, magazinim dhe përpunim.

Pikërisht për këtë arsye, mbështetja përmes granteve dhe skemave të subvencionimit mbetet e rëndësishme, pasi mund të ulë kostot fillestare dhe t’u krijojë fermerëve mundësi për të rritur prodhimin dhe cilësinë.

“Tregun e kemi të siguruar, prandaj vazhdojmë, kemi vite me këtë.”

Subvencionimet sa do t’ju ndihmonin, duke qenë se këtë vit janë përfshirë në skemë? “Shumë na ndihmonin.”

Për një sektor që ka potencial eksporti dhe që siguron të ardhura për familjet rurale, përfshirja e qëndrueshme e bimëve medicinale në skemat e mbështetjes do të ishte një nxitje për fermerët që të investojnë më shumë dhe të kalojnë nga mbledhja tradicionale drejt kultivimit të kontrolluar.

“Faturat po i japim të gjithë fermerëve ashtu siç takon brenda rregullave të shtetit dhe kjo do ishte një ndihmesë akoma më e madhe dhe për të nxitur akoma më shumë. Që krahas brezit të moshës së tretë ne të futemi në treg dhe të rinjtë ta shikojnë me interes punën.” – Gjergji Çibuku, grumbullues, eksportues

Skemat shtetërore kanë përfshirë edhe mbështetjen për bimët mjekësore dhe aromatike. Ndërkohë, për vitin 2026 Skema Kombëtare ka një fond fillestar prej 5.2 miliardë lekësh për mbështetjen e bujqësisë.

Për Korçën, mbështetja financiare e këtij sektori do të mund të nxisë hapjen e vendeve të reja të punës, shtimin e sipërfaqeve të kultivuara dhe rritjen e vlerës së produkteve që shkojnë drejt tregjeve të huaja.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme