Musiala rikthehet në fushë më 5 shtator

Gjermani | 2 muaj më parë

Stafi i mjekëve të Bayern-it ka planifikuar rikthimin e Jamal Musiala-s në fushat e lojës. Sipas medieve gjermane fantazisti i klubit bavarez do të rikthehet në fushë më pesë shtator në ndeshjes që FC Bayern do të luajë me FC Schalke 04.

Sipas informacioneve të fundit mjekët e Bayern-it kanë ndërhyrë në dozat e barnave që merr Musisla për të kuruar një formë të lehtë epilepsie.

Numri dhjetë humbi ndjenjat në dy takimet miqësore të Bayern-it për shkak se mjekët kishin ndryshuar llojin e barnave, me të cilat po i trajtojnë sëmundjen. Prej pak ditësh kanë ndryshuar dozat dhe duhet që të presin 10-14 ditë që ky reduktim të ketë efektin e pritur pra për të reduktuar në maksimum episodet që ndodhen në ndeshjet e fundit. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme