Studentët mes sfidës financiare dhe akademike- Kërkesë e lartë për shtëpi me qira, pronarët rrisin çmimet e apartamenteve

Aktualitet | 2 muaj më parë

Interesimi nga studentët për akomodimin në Tiranë ka nisur më herët krahasuar me një vit më parë. Të dhënat nga tregu imobilar tregojnë se, që prej muajit qershor të këtij viti, kërkesat kanë ardhur në rritje, duke impunuar nga ana tjetër edhe një rritje të çmimit nga qiradhënësit.

“Nga nga ana tjetër edhe një rritje të çmimit nga qiradhënësit. Me rritjen e kërkesës së klientëve, pronarët kanë filluar të rrisin më tepër edhe çmimet e qirave të apartamenteve, gjë që bën për klientët që kjo të jetë edhe më pak e përballueshme. Në fillim studentët, kur vijnë, preferojnë zonat më qendrore, si 21-shi, Rruga e Durrësit, por duke qenë se çmimet për shumicën prej tyre, le të themi, janë të papërballueshme, fillojnë dhe largohen në zonat më periferike. Këtë vit mund të themi që kemi pasur një bum, duke filluar që nga qershori deri në shtator-tetor”, tha Megi Hatija

Referuar minimumit të çmimeve, ato thuajse dyfishohen duke u nisur periferia drejt zhvendosjes në zonat elite.

“Blloku, Liqeni, Komuna e Parisit, që janë zonat elitë të Tiranës, ku çmimet e qirave fillojnë 600-650 euro, por mund të shkojnë edhe deri në 800 euro. Më pas kemi zonat më të konsoliduara, por që kanë gjithashtu një kërkesë të mirë dhe çmimet e qirave janë të larta, që janë zona e Myslym Shyrit ose 21-shi, ku çmimet e qirave fillojnë 550-600 euro e më shumë. Gjithashtu kemi zonat e spitaleve, 5 Maji, ku kemi gjithashtu studentët e mjekësisë, të cilët e preferojnë, ku apartamentet 1+1 kanë shkuar 500-550 euro. Më pas, nëse do të shkojmë te zonat më periferike, ku mund të themi që kanë edhe një çmim më të përballueshëm, siç është zona e Freskut ose Astiri, mund të gjejmë shumë pak apartamente me një qira 350 euro, por shumica prej tyre fillojnë 400-450 euro e më shumë”, tha Hatija.

Me çmimet e periferive që sot kapin shifrat e dikurshme të zonave në qendër, sfida për studentët nuk është vetëm ajo e auditorëve por edhe sigurimi i një banese…

Gazetare: E. Hasanbelli  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme