Kthimi i Mourinhos në Bernabeu pas 13 vitesh është një festë, Mbappé shënon tre gola

Real Madridi nuk bën asnjë gabim në ndeshjen e riprogramuar të La Ligës spanjolle, duke mposhtur Real Sociedadin 4-1 në në Bernabeu. Ekipi blancos kaloi në epërsi në minutën e 40-të me anë të Mbappé-s, përpara se Sucic të barazonte menjëherë në minutën e 44-të.
Bellingham pushtoi të gjithë skenën në pjesën e dytë, duke dhënë dy asistime për golin e dytë të Mbappé-s në minutën e 60-të dhe të tretin ,e firmën e Vinicius në minutën e 68-të. Mbappé shënoi përsëri në minutën e 80-të, falë një krijimi të Vinicius.
Në finale është dhe një gol i anuluar i Brahim Diaz. Real Madridi u tregua i shfrenuar në pjesën e dytë dhe ruajti ritmin perfekt, një humbje e dytë në po aq ndeshje për Real Sociedadin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




