Volejboll/ Itali-Gjermani hyn në histori me setin rekord, 66-64 në një orë e 29 minuta lojë!

Italia dhe Gjermania i kanë dhënë jetë mbrëmë një ndeshjeje historike për stportin e volejbollit. Për të vendosur fituesen e setit të parë dy kombëtareve u është dashur që të luajnë plot 1 orë e 29 minuta. Gjermania ka mundur të fitojë këtë set me shifrat 66-64.
Ky është një rekord për këtë disiplinë, e cila kishte më 28 qershor të këtij viti kishte përjetuar një tjetër ndeshje historike. Në takimin mes Argjentinës dhe Polonisë seti rekord pëfundoi 50-48 dhe u maturua në 62’ lojë.

Sa i përket takimit të mbrëmshëm të zhvilluar në Reggio Calabria, gjermanët nuk mundën që të festonin edhe pse shkruan historinë pasi fituesja e takimit ishte Italia e cia iu imponua 3-2. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




