Procesi i regjistrimit në “Eqrem Çabej”, kanë nisur nga data 26 gusht për maturantët fitues

Arsim | 2 muaj më parë

Pas publikimit të listave të fituesve, maturantët kanë nisur regjistrimin në universitetet publike. Këto pamje vijnë nga universiteti i Gjirokastrës ku janë shënuar edhe regjistrimet e para në programet që ofron ky institucion akademik.

“Ne kemi realizuar kërkesat tona, ku për kuotat brenda vendit kemi parashikuar 80 kuota në programin e studimit Infermieri e Përgjithshme. Unë vazhdoj të besoj se tregu i punës është ai që rregullon marrëdhëniet mes kërkesës dhe ofertës, edhe në aspektin akademik”, u shpreh Vladimir Belaj, Kryesekretar.

Ndërsa procesi i regjistrimeve pas përfundimit të raundit të parë të aplikimeve, ka nisur për tu shtrirë në 7 faza, kryesekretari Vladimir Belaj rendit për gjithë fituesit edhe dokumentacionin me të cilin duhet të paraqiten.

“Për fizioterapinë janë parashikuar 60 kuota dhe bëjnë fizioterapinë sepse e shikojnë si një alternativë shumë të mirë. Pothuajse në çdo lagje kemi nga një qendër fizioterapie, pra që janë iniciativa private, gjë që tregon se ka sukses”, tha ai.

Aplikimet në universitetin e Gjirokastrës sivjet kaluan shifrën 2100, duke shënuar një rritje me 17% krahasuar me një vit më parë. Ajo çka është vënë re është se përveç degëve që prej vitesh vazhdojnë të jenë të preferuara për të rinjtë si ato të ekonomikut dhe infermierisë aplikime të larta ka pasur edhe për programet 2 vjeçare profesionale, ndërsa rritje e lehtë është shënuar edhe tek programet e mësuesie.

Gazetare: Y.Ponde

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme