Tensionet, kreu i Parlamentit iranian: Marrëveshjet e reja shënojnë një fazë të re për rajonin

Botë | 2 muaj më parë

Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, thotë se “marrëveshjet dhe aranzhimet rajonale që po shfaqen mund të shënojnë fillimin e një faze të re, në të cilën fqinjët myslimanë mbështeten në aftësitë e tyre në vend të fuqive të huaja”, sipas agjencisë së lajmeve IRIB.

Ai tha se zhvillimet e fundit kanë treguar se fuqitë e huaja nuk janë as të afta të sigurojnë siguri të qëndrueshme për rajonin, as të gatshme për ta bërë këtë.

Ghalibaf argumentoi se siguria e bazuar në praninë dhe ndërhyrjen e fuqive jashtë rajonit është “e brishtë dhe e varur”, ndërsa siguria e ndërtuar mbi bashkëpunimin mes vendeve rajonale mund të jetë e qëndrueshme.

Gjithashtu, ai tha uniteti shiit-sunit në Iran “nuk është një slogan ceremonial”, por një themel i fuqisë kombëtare dhe një aset kyç për sigurinë dhe zhvillimin e vendit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme