Velipoja, zgjedhja e pushuesve/Turistët vlerësojnë plazhin, detin, qetësinë dhe mikpritjen
Velipoja vijon të mbetet një prej destinacioneve më të preferuara për pushuesit vendas dhe të huaj gjatë sezonit veror. Edhe në ditët e fundit të gushtit, zona bregdetare vazhdon të tërheqë vizitorë që zgjedhin të kalojnë pushimet pranë detit.
Plazhi i gjerë, pastërtia e detit dhe qetësia janë ndër elementët që vlerësohen më së shumti nga turistët. Pushuesit shprehen të kënaqur me qëndrimin në Velipojë, ndërsa disa prej tyre tregojnë se dëshirojnë të rikthehen sërish.
Krahas bukurive natyrore, turistët vlerësojnë edhe mikpritjen dhe shërbimet që gjejnë gjatë qëndrimit të tyre në zonë.
Vlerësimet pozitive të pushuesve konfirmojnë potencialin turistik të Velipojës, e cila vijon të jetë një prej pikave më të frekuentuara të bregdetit verior dhe një destinacion i rëndësishëm i turizmit veror në Shkodër.
Gazetar: M. Gjini
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




