Takimi te Vllaznia, presidenti Xhaferi: Nuk jemi dele, Shkodra ka hedhur regjime!

Abissnet Superiore | 2 muaj më parë

Vllaznia është vënë në qendër të opinionit sportiv ditët e fundit, pas ngjarjes së ndodhur të shtunën e kaluar në stadiumin e Elbasanit. Gjatë dhe pas asaj ndeshjeje pati tension, që kulmoi me goditjen e asistentit Ergys Spahiu nga presidenti i skuadrës shkodrane, Alban Xhaferi, pas pretendimeve për padrejtësi të gjykimit.

Në Shkodër ka pasur sot një takim të organizuar nga klubi, me pjesëmarrjen e drejtuesve dhe tifozëve. Gjatë takimit, presidenti Xhaferi ka theksuar se askush nuk mund të tallet me Vllazninë dhe Shkodrën.

“Ne nuk jemi dele. Askush nuk mund të tallet me Vllazninë. Nuk ka shanse të tallet me Vllazninë, me qytetin. Shkodra ka hedh regjime, ka luftuar me pushtues. Shkodra është më e madhe se sa disa njerëz mund ta imagjinojnë”, – ka thënë Xheferi mes të tjerash në diskutimin e tij.

Vllaznisë iu anuluan dy gola në ndeshjen me Elbasanin dhe klubi kuqeblu pretendon se njëri prej tyre është i rregullt. Reagimet ishin të fuqishme nga shkodranët, trajneri Martini u ndëshkua me karton të kuq. Komisionet disiplinore në FSHF pritet që të marrin masa për atë që ndodhi, ku pati dhunë ndaj zyrtarëve të ndeshjes.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme