Vllaznia prezanton afrimin e radhës, Amin Tahiri vishet zyrtarisht kuqeblu

Abissnet Superiore | 2 muaj më parë

Vllaznia prezanton afrimin më të fundit në skuadër. Amin Tahiri vishet zyrtarisht kuqeblu.

Sulmuesi 21-vjeçar është formuar si futbollist në skuadrat e moshave të Vllaznisë dhe më pas është aktivizuar edhe Itali dhe Slloveni. Tahiri ka qenë edhe pjesë e Tiranës.

“Pas hapave të parë në futboll me Akademinë Vllaznia, Amin Tahiri rikthehet në shtëpi pas eksperiencave të vlefshme në akademinë e Torinos, për të vijuar në disa ekipe të tjera dhe së fundi në Slloveni. Një tjetër djalë i dalë nga Shkodra që vesh sërish fanellën kuqeblu”, shkruhet në njoftimin e klubi shkodran.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme