Abissnet Superiore në RTSH/ Përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së 2-të, Dede në stol

Abissnet Superiore | 2 muaj më parë

Pas përfundimit të javës së dytë të kampionatit “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin më të spikatur të kësaj jave, të rreshtuar në skemën 4-3-3.

Në portë është përzgjedhur Aldo Teqja, ndërsa katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Arlind Kurti (Laçi), Vasilios Zhongo (Teuta), Usni Ismaili (Dinamo City) dhe Yago (Egnatia).

Në mesfushë spikatën këtë javë Edon Murataj (Vllaznia), Klevi Qefalija (Dinamo City) dhe Stiven Bibo (Laçi). Në repartin ofensiv janë përzgjedhur Alessandro Albanese (Egnatia), Rubin Hebaj (Elbasani) dhe Muço Boçi (Teuta).

Në krye të formacionit të javës është vendosur trajneri i Egnatias, Nevil Dede, i cili është vlerësuar si trajneri më i mirë i javës së dytë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme