Ghalibaf: SHBA u jep anijeve garanci të rreme për kalimin në Hormuz

Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka deklaruar se forcat iraniane po i rezistojnë përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të kaluar anije përmes Ngushticës së Hormuzit.
Në një mesazh video të shpërndarë nga agjencitë iraniane të lajmeve, Ghalibaf tha se forcat iraniane vazhdojnë të qëndrojnë kundër përpjekjeve amerikane.
Ai pranoi se “armiku arriti të kalojë disa anije” përmes Hormuzit, por theksoi se forcat iraniane “mbajnë kontroll të plotë mbi ngushticën dhe nuk do të lejojnë hapjen e saj”.
Ghalibaf shtoi se Shtetet e Bashkuara po u japin anijeve “garanci të rreme” për mundësinë e kalimit nëpër rrugën jugore të Hormuzit dhe se anijet që përpiqen ta bëjnë këtë po bëhen shënjestër.
“Amerika dëshiron të përdorë rrugën jugore të Ngushticës së Hormuzit në kundërshtim me Memorandumin e Mirëkuptimit, dhe ne nuk do ta lejojmë këtë,” deklaroi ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




