Dy operacione kundër kontrabandës në Gjirokastër, arrestohen 2 persona

Aktualitet | 2 muaj më parë

Dy operacione kundër kontrabandimit të mallrave janë finalizuar brenda 24 orëve në Gjirokastër, ndërsa dy persona janë arrestuar në flagrancë.

Në kuadër të operacionit “Akciza 1” dhe “Akciza 2”, u arrestuan 48-vjeçari M. P., banues në Fier dhe A. P., 57 vjeç, banues në Bradashesh të Elbasanit.

Gjatë kontrolleve në automjetet e dy të arrestuarve, policia sekuestroi dhjetëra steka me cigare dhe puro, sasi duhani, medikamente, dhjetëra kilogramë kafe, pije alkoolike, materiale ndërtimi, produkte për mirëmbajtjen e automjeteve dhe produkte të ndryshme ushqimore.

Sipas policisë, mallrat që i nënshtrohen akcizës dhe produktet e tjera dyshohet se ishin kontrabanduar nga Greqia, pasi nuk dispononin dokumentacionin tatimor përkatës.

Automjetet që dyshohet se janë përdorur për transportin e mallrave, së bashku me produktet e sekuestruara, janë vënë në dispozicion të hetimit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme