Shqipëria U-15 barazon pa gola në ndeshjen e dytë miqësore ndaj Malit të Zi

Shqipëria U-15 zhvilloi sot ndeshjen e dytë miqësore ndaj Malit të Zi, në stadiumin “Loro Boriçi”, duke e mbyllur atë në barazim pa gola, 0-0.
Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Bledar Borova zhvilluan një tjetër takim të vlefshëm, në një sfidë të ekuilibruar, ku të dyja skuadrat patën mundësitë e tyre, por nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës.
Në ndryshim nga ndeshja e parë, trajneri Borova bëri disa ndryshime në formacionin titullar, duke u dhënë mundësi lojtarëve të ndryshëm të aktivizohen dhe të tregojnë cilësitë e tyre. Në formacionin titullar u rreshtuan: Genis Mlloja, Gabriel Haka, Ergi Syziu, Uvejs Kadriu, Roger Mecja, Gerald Qirjazi, Rouen Dani, Brajan Hykollari, Patrik Shurdhaqi, Deon Fehimi dhe Enis Repaj.
Dy miqësoret ndaj Malit të Zi ishin një mundësi e mirë për trajnerin dhe stafin teknik për të vlerësuar nga afër potencialin e lojtarëve të rinj, për të testuar alternativa të ndryshme dhe për të identifikuar elementët që mund të vijojnë zhvillimin e tyre në ekipet kombëtare të moshave.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




