I dërguari i OKB-së: Siria ka filluar shkatërrimin e materialeve kimike nga epoka e Assadit

Botë | 2 muaj më parë

I dërguari i OKB-së ka deklaruar se Siria ka nisur procesin e shkatërrimit të materialeve të identifikuara nga organizata ndërkombëtare e armëve kimike,  duke shënuar një hap të rëndësishëm që nga rrëzimi i Bashar al-Assad në fund të vitit 2024.

“Ky është procesi i parë i shkatërrimit që nga çlirimi ynë nga regjimi i mëparshëm. Është gjithashtu i pari i këtij lloji që shkatërron materiale kimike në territorin sirian për më shumë se një dekadë”, deklaroi Ibrahim Olabi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Autoritetet e reja siriane po bashkëpunojnë me Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) për të eliminuar mbetjet e lëna nga regjimi i mëparshëm.

Ky hap shihet si një sinjal pozitiv drejt përmbushjes së detyrimeve ndërkombëtare lidhur me armët kimike.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme