Jashari: Nuk kam menduar të lë Milanin për Juventusin, ky do të jetë viti im

Futboll Bota | 2 muaj më parë

Ardon Jashari nuk është një nga blerjet e Milanit në merkaton e vitit 2026, megjithatë ai mund të konsiderohet pothuajse si një blerje e re, duke pasur parasysh sezonin e tij të vështirë të vitit të kaluar. Mesfushori flet për situatën te Milani: marrëdhënia me Rúben Amorim, prapaskenat e transferimit që përfshinin Juventusin dhe dëshira për shpagim.

Mesfushori 24-vjeçar deklaroi në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, para ndeshjes së të dielës në mbrëmje në transfertë kundër Juventusit: “Jemi gati për ndeshjen e parë të madhe. E nisëm mirë sezonin me dy fitore të rëndësishme; të shkosh në Torino për një ndeshje të madhe duke pasur tashmë gjashtë pikë është më mirë sesa të shkosh atje pasi ke barazuar në dy ndeshjet e para.

Me Amorimin, nuk ka rëndësi nëse bëjmë ndonjë gabim të rastësishëm; ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë këtu. Nëse luajmë gjithmonë si skuadër – si me topin ashtu edhe pa të – jemi në rrugën e duhur. Duhet të jemi agresivë në presing, edhe nëse kjo nënkupton lënien e pak më shumë hapësirave. E them sërish: gabimet individuale ndodhin, por me përqendrim dhe organizim, shumë prej tyre mund të shmangen ose të korrigjohen. Më pëlqen ky stil loje; sapo ta përvetësojmë plotësisht, çdo lojtar do të përmirësohet dhe ne do të bëhemi një skuadër e vështirë për t’u mundur.

“A më kërkoi Juventusi këtë verë? Në futboll, gjatë çdo merkatoje, agjenti i çdo lojtari shqyrton mundësitë e disponueshme. Kur shkova në Kupën e Botës, u përqendrova vetëm te kombëtarja; pasi Amorim u emërua trajner, ai kontaktoi me të gjithë dhe unë fola me të. Që nga ai moment, ishte e qartë se do të qëndroja dhe i vetmi qëllim im u bë të tregoja versionin më të mirë të vetes me fanellën e Milanit. Prandaj nuk kam pasur kurrë dyshime, e as nuk kam menduar ndonjëherë të largohem nga ky klub për te Juventusi apo ndonjë skuadër tjetër. Këtë vit, tifozët e Milanit do ta shohin Jasharin e vërtetë në 100% të kapacitetit të tij – kjo është një premtim”, ka thënë mes të tjerash mesfushori me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme