Zjarri përfshiu disa fshatra të Fierit gjatë natës, prefekti Xhindi: Aktualisht vetëm një vatër aktive në Peshtan
Prefekti i Fierit, Anduel Xhindi, ka dhënë një përditësim mbi situatën e zjarreve në qark, duke theksuar se pas një përballjeje të vështirë që prej ditës së djeshme, aktualisht situata është përmirësuar.
“Prej ditës së djeshme, njësia administrative u përball me një zjarr të madh. Aktualisht kemi vetëm një vatër zjarri aktive, në fshatin Peshtan”, deklaroi Xhindi.
Sipas tij, për menaxhimin e situatës janë angazhuar rreth 90 trupa të Forcave të Armatosura, së bashku me 10 mjete zjarrfikëse.
Ndërhyrja po mbështetet edhe nga ajri, me një helikopter dhe dy avionë Air Tractor, me qëllim izolimin dhe shuarjen e vatrës së mbetur në Peshtan.
Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës në terren, ndërsa forcat operacionale mbeten të angazhuara për të parandaluar përhapjen e flakëve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




