Zyrtare: Plori largohet nga Besëlidhja

Kategoria e Parë | 2 muaj më parë

Duket se humbja e djeshme në Lezhë përballë Korabit ka qenë fatale për trajnerin e Besëlidhjes, Elvis Plori. Klubi lezhjan njofton se ka ndërprerë me konsensus bashkëpunimin me trajnerin pas humbjes së dytë në po aq ndeshje të luajtura në kampionat.

“KF Besëlidhja njofton se ka mbyllur me konsensus bashkëpunimin me trajnerin Elvis Plori.

Klubi i Futbollit Besëlidhja shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e tij për teknikun Plori, për përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë rrugëtimit të tij si pjesë e familjes verdhe-kuqe”, shkruhet në njoftimin e klubit lezhjan.

Nuk dihet akoma se kush do të jetë zëvendësuesi i Plorit në krye të Besëlidhjes, por në media qarkullon emri i Mirel Josës, një teknik i njohur dhe me shumë eksperiencë në futbollin shqiptar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme