Tifozja “thërret” Gyokeres, Havertz e shpëton: Do kishte fjetur në divan

Një episod i veçantë në Premier League gjatë ndeshjes Sunderland-Arsenal. Sulmuesi suedez, Gyokeres, i cili së fundmi zyrtarizoi lidhjen e tij me Ines Aguiar, duket i tunduar nga një tifoze tërheqëse e Gunners në tribuna dhe ecën drejt saj, e cila me veprimet e saj duket sikur po i thotë “më telefono”…
Shoku i tij i skuadrësm Havertz e tërheq përpara se Gyokeres të vazhdonte më tej. Videoja u bë menjëherë virale në rrjetet sociale: “Havertz e shpëtoi, përndryshe do të kishte fjetur në divan”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




