Universiteti “Eqrem Çabej” pret 300 student në raundin e parë/Prioritet për programet Biologji-Kimi dhe Matematikë-Informatikë
Pas përfundimit të raundit të parë të regjistrimeve në universitetin e Gjirokastrës rezulton të jenë bërë pjesë e tij për herë të parë rreth 300 studentë.
Lajmi bëhet i ditur nga rektori Jaho Cana i cili shprehet se një rritje e lehtë është shënuar edhe te degët e mësuesisë.
Pavarësisht se ende nuk kanë plotësuar numrin e kuotave minimale nuk mund të flitet për mbyllje të ndonjë programi pa përfunduar edhe raundi i dytë.
“Vihet re një rritje e lehtë e interesit të maturantëve për degët e mësuesisë, me përjashtim të ndonjë programi të veçantë, ku numri i të regjistruarve është më i ulët. Por, në përgjithësi, ka një lëvizje pozitive, një trend pozitiv. Nuk mund të flas asgjë për mbylljen apo rrezikimin e mbylljes së ndonjë programi studimi, sepse tashmë, në raundin e dytë, numri i të regjistruarve vjen gjithmonë në rritje në universitetet e rajoneve”, u shpreh rektori, Jaho Cana.
Për dy degët biologji kimi e matematike informatikë nga qeveria do të përfitojnë pagën 550 mijë lekëshe 10 studentë bën të ditur Cana.
“Tek programet e studimit të biologjisë, interesi është shumë i lartë, për arsye se ofrohen rreth pesë të drejta studimi me një pagë prej 550 mijë lekësh. Po kështu, pesë të drejta studimi ka edhe dega e teknologjisë, matematikës dhe teknologjisë së informacionit, ku edhe këtu interesi i maturantëve është më i lartë. Pra, të mos harrojmë që këta marrin një pagë prej rreth 550 mijë lekësh. Mirë do të ishte që qeveria shqiptare ta thellonte akoma edhe më shumë këtë trend”, tha ai.
Për të drejtuar të rinjtë në degët e mësuesisë, jo vetëm në universitetin “Eqrem Çabej”, por në mbarë vendin, Cana sugjeron ngritjen e një strategjie kombëtare.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




