Protesta te “Rruga e Durrësit”, policia arreston 12 persona për cenim të sigurisë në shkolla
Policia e Tiranës ka arrestuar 12 persona ndërsa 15 të tjerë i ka proceduar penalisht, për shkak se kanë cenuar perimetrin e sigurisë në shkolla si dhe kanë kundërshtuar efektivët e Policisë.
Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat, blutë e kryeqytetit saktësuan se, më datë 14 shtator rreth orës 07:30, një grup personash u grumbulluan në sheshin “Skënderbe”, për tubim, pa lejen përkatëse, dhe vijuan marshimin drejt Rrugës së Durrësit, ku ndaluan pranë një gjimnazi duke u bërë thirrje nxënësve për bojkotimin e procesit mësimor dhe pjesëmarrje në tubimin. Po sipas njoftimit, pavarësisht thirrjeve të punonjësve të Policisë për largimin nga perimetri i sigurisë në shkollë dhe për lirimin e trotuarit për kalimin e qytetarëve, disa prej nuk iu bindën urdhrave dhe kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit.
12 personat e arrestuar janë: E. K, D. B, A. D, E. B , R. D, B. I, V. D, A. M, A. A , R. K, K. B dhe E. Xh.
Mbi ta rëndojnë disa vepra penale, si “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shtytja e të miturve në krim”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




