Tuzi, 8 vjet i ndarë nga Podgorica, kryetari Gjelaj: Kjo solli më shumë mundësi për zhvillim
Komuna e Tuzit, rreth 10 km larg Podgoricës, prej 8 vitesh vetëqeveriset e shkëputur nga kryeqyteti i Malit të Zi. Kryetari Lindon Gjelaj thotë se kjo ndarje i ka dhënë komunës më shumë mundësi për të menaxhuar financat dhe për të realizuar investime.
“Vitin e parë të pavarësimit të komunës tonë në vitin 2019 ë buxheti i komunës së ka qenë 1.7 milion euro. Sot flasim për buxhet prej 13 milion euro. Domethënë kemi arrit se në komunën tonë domethënë komplet infrastrukturën rrugore ta rregullojmë qysh në vitin 2019 ne nuk kemi shpopullim të qytetarëve tanë domethënë nuk largohen nga komuna jonë ne kemi hapur mbi 400 vende të punës. Domethënë të reja të punës për të rinjtë tanë vetëm këtu në komunën e Tuzit, por edhe në komunën e kryeqytetit, domethënë në kryeqytetin e Podgoricë”, tha Gjelaj, kryetar i Komunës së Tuzit, Mali i Zi.
Megjithatë, procesi i ndarjes administrative me Podgoricën ende nuk ka përfunduar plotësisht. Sipas Gjelajt, procedurat burokratike vazhdojnë të jenë një nga sfidat kryesore.
Një tjetër drejtim i rëndësishëm për Tuzin është bashkëpunimi me Shqipërinë. Komuna synon të zhvillojë projekte të përbashkëta që ndikojnë në zhvillimin e zonës.
“Përmes Unionit të bashkive ne Tirana na ka financuar sheshin Skënderbe, domethënë e kemi mëruar me sheshin Skënderbeu. Diaspora jonë ka vendosur busjen e Skënderbeut dhe me vlerë rreth 800.000€o para dy viteve. Kështu që jam i bindur se bashkëpunimi zhvillohet edhe më shumë me bashkitë e Shqipërisë”, tha ai.
Me rreth 13 mijë banorë, Tuzi synon të vijojë investimet dhe të forcojë më tej bashkëpunimin me Shqipërinë.
Gazetar: Marjo Gjini
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




