Kategoria e Parë në RTSH/ Ndryshon data dhe orari i Besëlidhja-Besa dhe Pogradeci–Flamurtari

Kategoria e Parë | 24 orë më parë

Komisioni i Ligave dhe Garave pranë FSHF-së ka vendosur ndryshimin e datës dhe orarit për dy prej ndeshjeve të javës së 4-t të kampionatit të Kategorisë së Parë, që transmetohet në RTSH.

Përballja Pogradeci–Flamurtari, e planifikuar fillimisht për t’u zhvilluar më 20 shtator në orën 16:00, do të luhet po të dielën e 20 shtatorit, por në orën 13:30.

Sfida Besëlidhja–Besa, e programuar fillimisht për më 21 shtator, në orën 16:00, do të zhvillohet gjithashtu më 20 shtator, në orën 13:30. Të dyja ndeshjet do të transmetohen drejtpërdrejt në RTSH. Ndeshjet e tjera të javës së 4-t mbeten sipas kalendarit të përcaktuar më herët.

Java 4

Pogradeci–Flamurtari, 20.09.2026, 13:30

Besëlidhja–Besa, 20.09.2026, 13:30

Iliria–Bylis, 20.09.2026, 16:00

Kukësi–Korabi, 20.09.2026, 16:00

Sopoti–Kastrioti, 20.09.2026, 16:00

Oriku–Burreli, 20.09.2026, 16:00


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme