Konjufca nga Haga: Presim aktgjykim lirues për katër ish-krerët e UÇK-së

Kosovë | 2 orë më parë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka deklaruar para Gjykatës Speciale në Hagë se presin vetëm një verdikt “një aktgjykim lirues për katër e ish krerët e UÇK-së”.

Konjufca tashmë ka hyrë brenda objektit, ku sot pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ai para se të futet në gjykatë tha se ishin dhjetëra figura ndërkombëtare që e dëshmuan luftën e drejtë mbrojtëse të popullit shqiptar të Kosovës.

“Ajo luftë u zhvillua nga UCK-ja, këtë ushtri e drejtoi shtabi i përgjithshëm dhe në këtë shtab kurrë nuk ka pasur asnjëherë ndonjë mekanizëm të përbashkët kriminal”, tha Konjucfa i cili gjithashtu u shpreh se Kosova pret vetëm një vendim, atë të aktgjykimit lirues.

Enver Hoxhaj në Hagë: Betejës së fundit për liri sot i vjen fundi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ndodhet në Hagë, ku pritet të ndjekë nga afër shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Hoxhaj duke hyrë në speciale, tha se pret që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi të shpallen të pafajshëm.

Ne presim sot që të shpallen të pafajshëm. Ata kanë qenë të pafajshëm dje, do të shpallen të pafajshëm sot, do jenë të pafajshëm përgjithmonë, në zemrën dhe mendjen e çdo qytetari të Kosovës. Jemi të bindur që i vetmi opsion, e vetmja alternativë, i vetmi vendim që duhet të sillet sot është shpallja e tyre të pafajshëm, lirimi i tyre dhe kthimi i tyre në Kosovë, pranë familjes dhe që të jetojnë të lirë e t’i kthehen vendit”, ka thënë Hoxha.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme