Tjetër ndryshim trajneri në Serie A, Bologna shkarkon Tedesco-n dhe emëron Palladino-n

Itali | 2 orë më parë

Fatale për trajnerin 41-vjeçar ishte humbja e fundit kundër Napolit. Kontratë 3-vjeçare për “timonierin” e ri.

Pas Fabio Grosso-s është Domenico Tedesco trajneri i dytë që humbet vendin e punës në Serie A. Bologna ka komunikuar zyrtarisht shkarkimin e ish-trajnerit të Belgjikës, që në 4 ndeshje ka marrë vetëm 1 pikë. Në vend të tij është emëruar Raffaele Palladino, i cili në qershor nuk u konfirmua tek Atalanta.

Me trajnerin napoletan, që kishte refuzuar disa oferta për të pritur një telefonatë nga Serie A, Bologna ka firmosur një kontratë deri në vitin 2029.

“Bologna Fc 1909 bën me dije se ka larguar nga detyra e trajnerit të skuadrës së parë Domenico Tedesco-n, të cilin e falënderojmë për punën e kryer me profesionalizëm dhe kompetencë.

Atij dhe stafit të tij klubi u uron fat në vazhdim. Drejtimi teknik i skaudrës i është besuar Raffaele Palladino-s, që ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2029 dhe sot do të zhvillojë seancën e parë stërvitore”, – shkruhet në njoftimin e klubit italian.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme