Broja mund të ndryshojë skuadër, sulmuesin kuqezi e kërkojnë në Greqi dhe në Emiratet Arabe

Futboll Bota | 2 orë më parë

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja, është në shënjestrën e klubeve në Greqi dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërkohë që merkatoja e transferimeve mbetet e hapur në të dyja vendet.

PAOK fillimisht shpresonte ta merrte 25-vjeçarin në formë huazimi të thjeshtë, por preferenca e Burnley është ose një transferim përfundimtar, ose një marrëveshje huazimi që përfshin detyrimin për blerje.

Merkato në Greqi mbyllet sonte në orën 21:00.

Edhe klubi Al Jazira, kryesues i ligës “UAE Pro League” në fillim të sezonit, e ka Brojën në listën e ngushtë të sulmuesve të mundshëm.

Nëse ata vendosin ta konkretizojnë interesimin e tyre dhe lojtari mbetet i disponueshëm, kanë kohë deri më 28 shtator për të arritur një marrëveshje me Burnley. Te Al Jazira Broja do të bashkohej me Krsitjan Asllanin.

Para mbylljes së merkatos gjermane në fillim të këtij muaji, edhe klubi i Bundesligës, Schalke, shfaqi interes për të marrë Brojën në huazim dhe për të mbuluar pagën e tij, por kjo përpjekje u refuzua.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme