Vendimi i Hagës/ Qytetarët në shesh: Do të protestojmë dhe nuk do të heshtim për UÇK-në

Kosovë | 57 minuta më parë

Qytetarë të mbledhur mbrëmjen e sotme në protestën para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës kanë shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duke e konsideruar vendimin të padrejtë, ata kanë bërë thirrje që protestat të vijojnë dhe se nuk do të heshtin kundrejt këtij vendimi.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vjet burgim, ndërsa ish-kryeparlamentari dhe zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, është dënuar gjithashtu me 25 vjet burgim. Kadri Veseli është dënuar me 18 vjet burgim, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.

Lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë kanë reaguar edhe figura politike nga Shqipëria, Kosova dhe rajoni, si dhe përfaqësues të skenës ndërkombëtare. Reagimet kanë qenë të ndryshme, duke përfshirë qëndrime mbi vendimin, procesin gjyqësor dhe rëndësinë e tij për Kosovën dhe rajonin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme