Infantino luan “kartën” e parave, premton më shumë fonde për pjesëtarët e FIFA-s

Futboll Bota | 1 orë më parë

Kasaforta e FIFA-s mund të hapet akoma më shumë. Gianni Infantino, presidenti i këtij institucioni, ka bërë të ditur disponibilitetin për t’u shpërndarë 211 pjesëtarëve të federatës ndërkombëtare një kuotë më të madhe të rezervave të likuiditetit, që kapin shifrën 4.4 miliardë stërlina.

Në një letër të dërguar 6 konfederatave kontinentale dhe të publikuar nga “Bbc”, presidenti i FIFA-s siguron se do të mbështesë “nivelin më të lartë të financimit shtesë që mund të ofrohet me përgjegjësi”. Propozimi vjen në një moment kur po rritet presioni mbi Infantinon pas dështimit të projektit të privatizimit të Botërorit. UEFA dhe CONCACAF i kanë kërkuar FIFA-s të shpërndajë 10 milionë dollarë për secilën nga federatat anëtare.

Çështja do të diskutohet nga Këshilli i FIFA-s më 15 tetor.  “Nuk do ta them para kohe shumën, – shkruan Infantino. – Një shifër mund të nisë diskutimin, por nuk mund të kompletojë një politikë globale. Propozimi i fundit komercial, tashmë i tërhequr, ishte menduar për ta lejuar FIFA-n të investonte më shumë në futboll”.

Presidentja e “Football Association” dhe zëvendëspresidente e FIFA-s, Debbie Hewitt, ka kërkuar publikimin e të gjitha dokumenteve që kanë të bëjnë me Ffe dhe një rishikim të pavarur të projektit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme