Zbrazet rezervuari i Kasharit në Lushnjë, Mijëra kuintalë peshq rrezikojnë ngordhjen, nuk u larguan dot në kohë

Sociale | 42 minuta më parë

Rezervuari i Kasharit në Lushnje është zbrazur nga uji dhe mijëra kuintalë të llojeve të ndryshme të peshkut kanë mbetur në sipërfaqje. Pjesa me e madhe po ngordh për shkak të mungesës së ujit.

Banorët e zonës janë futur në rezervuar dhe, mes baltës, po përpiqen të kapin sa më shumë peshq që mund të shpëtojnë.

“Doli peshku lart sepse edhe masat nuk ishin marrë më përpara. Faktikisht duhet të ishin marrë masat për këtë peshk që ikin kot. Ka sasi të madhe peshku”, u shpreh një qytetar.

Zbrazja e rezervuarit është bërë nga bashkia e Lushnjës për shkak te investimit qe do te kryhet ne portat dalëse të tij. Sipas bashkisë do te betonohen pjesët kryesore te rezervuarit ndaj disa muaj me pare ishte lajmëruar pronari qe menaxhonte rezervatin e peshkut ta largonte prej aty, mase e cila nuk u mor nga privati.

“Ky është në shkurt, merr masa për peshkun. Çfarë mase? Nuk e di çfarë mase. Ato më thanë: “Merr masa, se do të thajmë rezervuarin.” Po pse, nuk e nxjerr peshkun për ta shitur? Ku ta çoj? Ku do ta çojmë? Ju e shikoni sa peshq janë. Sa janë? 10? 100? 200? 500? Janë me mijëra. Mirë, po ku dal? E di unë? S’e kam hedhur aty”, tha Ylli Kashari, Menaxher i peshkut në rezervuarin e Kasharit, Lushnjë.

Rezervuari i Kasharit eshte rreth 100 ha dhe eshte ndërtuar në 1984- 1985  për furnizimin me ujë te Lushnjës dhe për vaditjen e tokave bujqësore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme