Ronaldo thyen heshtjen: Jorge Jesus nuk e mbajti premtimin, kërkoj falje që u largova

Futboll Bota | 1 orë më parë

Cristiano Ronaldo ka thyer heshtjen, duke lëshuar një deklaratë të ashpër për të paraqitur versionin e tij të ngjarjeve lidhur me grumbullimin e fundit të kombëtares. Ylli portugez shpjegon se si Jorge Jesus nuk e mbajti premtimin e bërë ndaj tij në prag të ndeshjes kundër Norvegjisë, më 27 shtator.

Trajneri i kishte garantuar Ronaldos 30 minuta lojë – një premtim që nuk u mbajt në Oslo. Kjo çoi në vendimin e Ronaldos për të mos u stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës më 29 shtator, gjë që solli një vizitë urgjente nga presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit, Pedro Proença, në përpjekje për të sqaruar situatën.

Më 30 shtator, Ronaldo u largua nga grumbullimi i kombëtares dhe u kthye në Arabinë Saudite. Sot, e martë, më 6 tetor, ish-lojtari i Real Madridit publikoi një deklaratë ku rrëfen të gjithë episodin, duke rikthyer në vëmendje ngjarjet që datojnë që nga muaji gusht.

“Jorge Jesus nuk e mbajti fjalën; gaboi që la një lojtar të kalibrit të Maradonës apo Pelé-s të bënte nxehje pa e futur në fushë. I kërkoj falje Portugalisë; pas pezullimit të arsyeshëm, do të jem gati të rikthehem”, shkruan mes të tjerash Ronaldo.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme