Kush e financon pensionin e së ardhmes, ndihmë sociale apo pasuri individuale?

Ekonomi | 51 minuta më parë

Një formulë e re pensioni është dukshmërisht e domosdoshme. Ekspert i lartë i çështjeve të ekonomisë, Eduart Gjokutaj, e sheh këtë si sfidë të shumëfishtë.

“Nga njëra anë kemi një plakje të shpejtë të popullsisë, kemi një pakësim të numrit të kontribuesve, kemi një rritje të presionit social për shkak të rritjes së kostove jetesës dhe natyrisht edhe një nevojë për të pasur një pension të denjë“, thotë Gjokutaj.

Mbi bazën faktike që pensioni është individual dhe duhet kuptuar si rimarrje e kontributeve të dhëna në vite, Gjokutaj mendon se rrugët e realizimit janë të lidhura ngushtë me thelbin e reformës.

“Të mos harrojmë asnjëherë që pensioni është kontribut që përfitohet nga ajo çfarë ke dhënë ndër vite dhe jo diçka që mund të jetë meritë e askujt. nga njëra anë ë punonjësit të jenë më të lidhur me vendin e punës, nga ana tjetër të forcohet edhe më tej bashkëveprimi midis punëdhënësit dhe punëmarrësit duke dhënë stimuj më të lidhur dhe më të fortë dhe pjesa tjetër është për të siguruar atë çfarë garanton qëndrueshmëria”, nënvizon eksperti Gjokutaj.

Përveç kushtëzimit ekonomik dhe sidomos në kushtet kur ekspertët mendojnë se skema aktuale nuk është efikase ndryshimet duhen kuptuar si një marrëveshje e gjerë

“Ne kemi prezantuar një paketë që duhet të jetë një pakt kombëtar për pensionet me qëllim që nga njëra anë të ketë një mbështetje politike pa kompromise, pa marrë merita, pasi pensionet konsiderohen si diçka ende e vendimmarrjes politike dhe nga ana tjetër të zbatojnë ato çfarë bota ka futur si indeksimi automatik i pensioneve bazuar të inflacionit dhe ato çfarë ndikojnë dhe nga ana tjetër edhe ato masa të cilat kanë të bëjnë me politikat sociale bazuar mbi minimumin jetik i cili vetvete nuk i lë më në vëmendje vetëm të qeverie, por i bën detyrim ligjor.”, thekson Gjokutaj.

Pensioni i denjë, jo më thjeshtë i etik, nuk është një kuotë e paarritshme, mendon Gjokutaj.

“Pensioni dinjitoz është ajo që duhet të diktojë politikën sociale dhe në këtë rast edhe politikën fiskale që i bashkëlidhet pjesës sociale dhe natyrisht duke ditur minimumin jetik ai vendos dhe tullën e parë apo bazamentin për të ndërtuar atë lloj kostoje që shërben pastaj për të dhënë ato pensione të detyrueshme ligjore që të dalin nga një pension jetik në një pension të tillë që ai të marrë jo vetëm atë çfarë ka kontribuar por dhe atë çfarë i takon nga ekonomia”, thotë ai.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme