SHBA vendos sanksione të reja ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Amerikë | 1 orë më parë

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka vendosur sanksione ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale, vetëm disa orë pasi një ish-gjyqtare e saj fitoi Çmimin Nobel për Paqe. Ky veprim e vë Uashingtonin në një përplasje diplomatike me aleatët evropianë.

Prokurorja, zëvendëse e ICC-së, Nazhat Shameem Khan, i dënoi sanksionet dhe deklaroi se ato nuk do ta ndalojnë punën e tribunalit.

Administrata Trump ka qenë prej kohësh armiqësore ndaj kësaj gjykate dhe më parë ka vendosur sanksione ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të saj. Masa e sotme shkon shumë më larg, duke mundësuar ndëshkimin e kompanive që ofrojnë shërbime për vetë gjykatën.

“Presidenti Trump nuk do të lejojë kurrë që Gjykata Ndërkombëtare Penale të ndjekë penalisht amerikanët. Për këtë arsye, sot Shtetet e Bashkuara po vendosin sanksione ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Ne do të ndalojmë transaksionet me këtë gjykatë të pabesueshme, duke i prerë burimet dhe duke paralizuar aftësinë e saj për të funksionuar”, tha sekretari i Shtetit, Marco Rubio, në një deklaratë që Reuters e shqyrtoi përpara njoftimit zyrtar.

Prokurorja e zëvendëse e ICC-së, Khan, i tha Reuters se sanksionet “duhet të dënohen”.

“Sanksionet synojnë të minojnë sundimin e ligjit në nivel ndërkombëtar dhe punën që po bën një institucion i pavarur gjyqësor. Puna jonë do të vazhdojë në të gjitha situatat tona, hetimet dhe ndjekjet penale”, ka theksuar Khan.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme