Zgjidhen tre anëtarët e rinj të KLP-së, Kryeprokurori kërkon zgjidhje edhe për pagat e magjistratëve
Tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë janë zgjedhur këtë të premte nga radhët e prokurorëve.
Antoneta Sevdari rikthehet në KLP me 165 vota, si përfaqësuese e Prokurorisë së Përgjithshme. Afërdita Ndoi u zgjodh nga radhët e prokurorive të apelit me 160 vota, ndërsa Eloida Goxhi nga prokuroritë e shkallës së parë me 148 vota.
Në mbledhje, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ngriti shqetësimin për mungesën e prokurorëve dhe mbingarkesën me dosje.
Olsian Çela, Prokuror i Përgjithshëm, u shpreh, “Prokuroria po kalon një periudhë tepër të vështirë prej disa vitesh, për shkak të vakancave në organikë dhe mbingarkesës në punë.”
Një tjetër çështje e ngritur nga kryeprokurori ishte trajtimi financiar i magjistratëve.
“Për këtë nevojitet një dialog real dhe konstruktiv mes të gjitha palëve, që synon zgjidhjen e problemit dhe jo shtyrjen e tij përmes vendimmarrjeve që nuk respektojnë standardet e vendosura nga Gjykata Kushtetuese.”
Me zgjedhjen e tre anëtarëve të rinj, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vijon punën për përmbushjen e funksioneve të tij në sistemin e prokurorisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




