Premier League heziton të dënojë City-n, Gerrard: Duhet të vuajnë, hiquni titujt!

Angli | 2 orë më parë

Steven Gerrard i ka kërkuar Premier Ligës që ta bëjë Manchester City-n të “vuajë”, pasi klubi u shpall fajtor për 114 shkelje financiare.

46-vjeçari, tha gjithashtu se City-t duhet t’i hiqen trofetë e fituar midis viteve 2009 dhe 2018, përfshirë titullin e Premier Ligës të vitit 2014, kur në garën për trofeun kryesor mundën Liverpool-in e tij.

City vazhdon t’i mohojë akuzat dhe ka dërguar çështjen ne Apel. Gerrard ndjen keqardhje për lojtarët e tyre, por dëshiron që klubi të shërbejë si shembull dhe shpreson se Premier League do të tregohet po aq e vendosur sa kur ndëshkoi Evertonin dhe Nottingham Forestin për shkelje shumë më të lehta.

“Për sa u përket ndjenjave të mia, mund të them se edhe unë mund të prekesha, në njëfarë mënyre, nuk do të doja që lojtarëve t’u merren trofetë apo medaljet, kjo nuk do të ishte e drejtë”, tha Gerrard në podcast-in “The Overlap”. “Por klubit, atij duhet t’i hiqen titujt. Duhet dhënë një shembull”, tha ish-mesfushori. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme