Lisandro Martinez sulmon drejtuesit e United: Skuadra nuk është gati për Champions-in!

Sport | 1 orë më parë

“Shumë keq, më duhet të përmbahem shumë, por është një refleksion përballë pasqyrës dhe duhet evidentuar momenti ku është klubi ynë sot. Vitin e kaluar ne kemi zhvilluar një sezon mjaft të mirë, por na duheshin përforcime. Prisja më shumë investime. Prisja më shumë prej drejtorit teknik (Jason Wilcox). Më duhet të jem i ndershëm, ne lojtarët duhet të bëjmë më shumë, por edhe klubi duhet të bëjë më shumë pasi skuadra sot nuk është gati për të tilla mbrëmje”.

Reflektimi pas ndeshjes i Lisandro Martinez mund të konsiderohet si një sulm direkt i mbrojtësit karshi drejtuesve më të lartë të United.

Deklaratat e mbrojtësi argjentinas janë komentuar edhe nga ish-lojtarë të njohur të Premier League, të cilët kanë konsideruar këto fjalë si ofenduese për klubin. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme