Shtyhet seanca për Erion Veliajn, avokatët vijojnë bojkotin

Shtyhet seanca gjyqësore për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për shkak të mungesës së avokatëve, të cilët vijojnë bojkotin për rregulloren e re të GJKKO-së.
Në seancë nuk u paraqitën as avokatët e ndihmës juridike falas, të kërkuar nga gjykata për të garantuar mbrojtjen. Pavarësisht mungesave, gjykata nuk vendosi gjoba ndaj avokatëve.
Ndërkohë, Erion Veliaj, përmes një deklarate, ka kërkuar që të përfaqësohet vetëm nga mbrojtësi i zgjedhur prej tij, Plarent Ndreca, duke kundërshtuar përfaqësimin nga avokatë të tjerë.
Seanca e radhës është caktuar të zhvillohet më 3 nëntor. Erion Veliaj ndodhet nën masën e sigurisë “Arrest në burg” që prej shkurtit të vitit 2025.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



