Abissnet Superiore në RTSH/ Tirana “humb” dy pikë, Dinamo heroike në Durrës

Abissnet Superiore | 1 orë më parë

Humbja në Shkodër ka lënë pasoja në ekipin e Dean Klafurić. Tirana dhe Dinamo City janë ndarë me një barazim 1-1 në ndeshjen e zhvilluar në “Niko Dovana” të Durrësit dhe të transmetuar në RTSH Sport HD.

Bardheblutë nuk mund të shfrytëzonin superioritetin numerik edhe pse miqtë në pjesën e parë u “tradhëtuan” nga Oresti Rifa në të 28’. 19-vjeçari u ndëshkua me karton të kuq nga Enea Jorgji pas një ndërhyrje të rëndë në dëm të Alvarez.

Ky episod bëri që në pankinën e Dinamos të mungonte qetësia dhe pas disa minutash fushën e lojës u detyrua që ta braktiste edhe Ilir Daja.

Pjesa e dytë nisi me Tiranën më kërkuese në sulm ndërsa “miqtë” u munduan që të minimizonin rrezikun duke qarkulluar topin.

Tirana gjeti golin e parë në të 64’ falë Xhixhës, i cili u tregua i kujdesshëm duke ndjekur aksionin dhe duke shfrytëzuar topin e larguar keq nga Teqja.

Me kalimin e minutave Dinamo rriti volumin e lojës duke gjetur edhe golin e barazimit me Hoxhallarin, i cili në të 78’ mposhti me fat Bekajn.

Tirana shënoi përsëri me anë të Dacit, i cili shtyu sferën në rrjetë pas gjuajtjes së Mysloviç nga distanca, por goli anulohet për faullin e numrit 11 ndaj Alijit. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme