Ballon d’Or 2026/ Kane mundi Mbappe për 28 pikë

Evente Sportive | 1 orë më parë

Diferenca e Harry Kane dhe ndjekësit të tij më të afërt, Kylian Mbappe, në garën për çmimin “Ballon d’Or 2026” ka qenë vetëm 28 pikë.

Mbrëmjen e kaluar France Football ka publikuar shifrat e votimit që përcaktoi fituesin e këtij viti të këtij çmimi duke treguar se diferenca mes sulmuesit të Bayern-it dhe atij të Real-it ka qenë thuajse minimale.

Juria ndërkombëtare e formuar prej 100 gazetarësh nga 100 vendet e para të renditura në FIFA i ka dhënë Kane 1055 pikë ndërsa Mbappe renditet i dyti me 1027.

Lista

  1. Harry Kane, 1,055 pikë
  2. Kylian Mbappé, 1,027 pikë
  3. Lamine Yamal, 881 pikë
  4. Rodri, 726 pikë
  5. Lionel Messi, 612 pikë
  6. Khvicha Kvaratskhelia, 541 pikë
  7. Ousmane Dembélé, 418 pikë
  8. Erling Haaland, 378 pikë
  9. Michael Olise, 296 pikë
  10. Fabian Ruiz, 201 pikë

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme