Botërori U-15/ Anglia merr penallti në minutë të fundit, Bolivia i hap portën

Botërori për moshat deri në 15 vjeç, i cili po zhvillohet në Azerbajxhan, ka dhuruar një episod të pakëndshëm.
Ndeshja mes Bolivisë dhe Anglisë, e cila u mbyll me shifrat 3-2 në favor të formacionit europian, u vendos nga një penallti e dyshimtë në minutat e fundit.

Emmanuel Famokun u rrëzua jashtë zone nga një lojtar i Bolivisë, por arbitri akordoi penallti. Në atë moment nisi gjithçka pasi protestat e amerikano-latinëve ishin të forta, por kryesori nuk ndryshoi mendje.
Në momentin e penalltisë portieri i Bolivisë zgjodhi që të qëndrontë në cepin e portës ndërsa lojtari anglez dërgoi topin në krahun e kundërt të kuadratit. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



