Kristian Shpendi, i papërmbajtshëm në Serinë B

Sport | 1 orë më parë

Kristian Shpendi ka shënuar golin e tetë personal në dhjetë javë të Serisë B, në barazimin 1-1 që Cesena arriti në fushën e Sudtirolit. Për Shpendin ky është një fillim sezoni i shkëlqyer, duke ditur që në kampionatin e kaluar shënoi 12 gola në 37 ndeshje.

Kristian Shpendi ka shënuar golin e tetë në dhjetë javë të serisë B me Cesenën, duke u shfaqur edhe një herë në formë të mirë, ashtu si sezonin e kaluar. Cesena luante në transfertë kundër Sudtirol dhe Shpendi, në minutën e 65-të, iu përgjigj golit të vendasve të shënuar në pjesën e parë.

Ndeshja u mbyll në barazim 1-1 dhe Cesena shkon 12 pikë, dy më pak se kundërshtari. Për Shpendin është një sezon fantastik deri tani, teksa kryeson renditjen e shënuesve me tetë gola, i ndjekur nga belotti me shtatë.

Në sezonin e kaluar, sulmuesi shqiptar shënoi 12 gola në 37 ndeshje të luajtura dhe është dukshëm në rrugën e duhur për ta kaluar këtë shifër, kur kanë kaluar vetëm dhjetë javë.

Gol të rëndësishëm ka shënuar edhe Indrit Tuci në kampionatin slloven. Skuadra e tij, Olimpija e Lubjanës, fitoi 1-0 në fushën e Mariborit. Tuci shënoi në minutën e 56-të golin e vetëm të takimit, i katërti për të në kampionat.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme