Egnatia, trajneri Dede: Po mbajmë të njëjtin standard. Dëmtimet…

“Komplimentoj djemtë për dëshirën dhe motivin. Po mbajnë të njëjtin standard, nivel loje dhe personalitet të skuadrës”. Trajneri i Egnatias, Nevil Dede ka komentuar për “Super Gol” fitoren me përmbysje, 2-1 përballë Tiranës në ndeshjen e luajtur në stadiumin e Vorës.
“Vendi i parë kënaq. Dëmtimet? Shpresojmë që për Bitrin nuk është ndonjë gjë shumë serioze. Bari sintetik e ka vendosur në vështirësi pak me një problematikë që ka pasur disa muaj më parë. Më vjen keq për Grudën, në një situatë që mund të përfitonte. Do bëjmë kontrollet nesër dhe të shohim”.
“Në futboll ka të tilla probleme. Na shqetësojnë sepse kemi ngarkesë më të madhe se të tjerët. Po luajmë dhe do vazhdojmë çdo 3 ditë. Më kënaq dhe komplimentoj djemtë për dëshirën mbi të gjitha dhe motivin. Po mbajnë të njëjtin standard, nivel loje dhe personalitet të skuadrës”.
“Mendoj që në pjesën e dytë, çunat e kuptuan se diferenca në fushë ishte. Pavarësisht tranzicioneve që po bënte Tirana në pjesën e parë, evidentuam pikat e dobëta të tyre. Zgjidhëm ndeshjen”.
“Skuadra sikur e ka mendjen te Europa? Është njerëzore. Është e vështirë. Duan që edhe ata të performojnë mirë, siç kanë bërë deri tani: Ngarkesa është e madhe. Po mundohemi ti shpërndajmë ngarkesat. Është luftë sportive, maratonë. Të rikuperojmë kohën për ndeshjen me Craiovën”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




