Vllaznia, trajneri Laszlo: Pjesa e parë jo pozitive, duhet të flas me ekipin

Abissnet Superiore | 1 orë më parë

Tri ndeshje radhazi që zhvillojmë pjesë të parë jo pozitive, duhet të flas me ekipin”. Trajneri i Vllaznisë, Csaba Laszlo, në prononcimin për “Super Gol” ka shprehur rezerva për paraqitjen e të besuarve të tij pas barazimit 1-1 në Korçë përballë Skënderbeut.

“Më duhet të flas me ekipin, kemi tri ndeshje radhazi që zhvillojmë pjesë të para jo pozitive. Duhet të flisja me lojtarët për atë që bëm në pjesën e parë dhe t’i rikujtoja taktikën që kemi bërë para ndeshjes. Nuk duhet të lëmë kaq shumë hapësirë kundërshtarit”.

“Në pjesën e dytë nuk kishte ndryshim taktik, bëmë të njëjtën gjë që përgatitëm në stërvitje. Por ekipi iu përgjigj vetëm në pjesën e dytë. Është e vërtetë që në pjesën e dytë nuk i dhamë shumë hapësirë kundërshtarit, por u desh të çoja pak zërin në dhomat e zhveshjes, që ti kujtoja për punën taktike që kemi bërë një ditë para ndeshjes”.

“Është interesante se në fushën tonë e bëjmë thuajse në mënyrë perfekte, por nëse dalim jashtë, tregojmë më shumë respekt se sa duhet për kundërshtarin dhe u them gjithmonë që fusha është e njëjta”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme