Juve mposht Napolin, vendosin Alajbegovic e Boga

Juventusi rikthehet te fitorja. Në javën e 10-të të Serisë A, bardhezinjtë mposhtën Napolin e Allegrit(i pezulluar) me rezultatin 2-0.
Pjesa e parë ishte e ngadaltë, napolitanët tentuan me Lucca, ndërsa McKennie ishte pranë shënimit për bardhezinjtë. Fundi i pjesës së parë, megjithatë, u nxit edhe nga polemika: pasi Cabal goditi shtyllën, ekipi vendas pretendoi për një penallti.
Fillimi i pjesës së dytë u dominua tërësisht nga lojtarët e Spallettit, që mori epërsinë në minutën e 70-të, Zhegrova shërbeu për Alajbegovic, i cili lëshoi një gjuajtje diagonale nga distanca që goditi shtyllën dhe përfundoi në rrjetë. Disa minuta më vonë, gjërat u përkeqësuan për të kaltërit, Marianucci mori kartonin e dytë të verdhë duke e lënë formacionin e Allegrit me dhjetë lojtarë.
Bardhezinjtë arritën ta shfrytëzonin avantazhin duke vulosur fitoren me një gjuajtje perfekte me të djathtën nga Boga në minutën e 87-të.
Me këtë fitore, Juventusi iu afrua më shumë zonës së kualifikimit në Evropë, duke u ngjitur në 17 pikë, duke kaluar Napolin, i cili mbetet i bllokuar në 14 pikë në vendin e tetë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



